Rajon

Shkodran Mustafi kështu e komenton paraqitjen e Shqipërisë

By Dijart Dyla

June 11, 2016

Mbrojtësi shqiptar i përfaqësueses së Gjermanisë, Shkodran Mustafi, e ka komentuar ndeshjen Shqipëri-Zvicër që përfundoi me rezultat 0-1 në të mirë të zviceranëve.

Mustafi nëpërmjet llogarisë së tij zyrtare në Twitter, e quajti mëkat që kuqezinjtë nuk arritën të nxjerrin së paku një pikë nga ky ballafaqim.

“Luftim i madh nga i gjithë ekipi. Është mëkat që nuk arritën të marrin së paku një pikë,” ka shkruar Mustafi.