Rama mesazh për kuqezinjët: Jepni gjithçka që keni, dhuroni shfaqje të denjë

Ka mbetur edhe një orë deri në fillimin e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Zvicrës.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar kuqezinjtë, duke kërkuar nga ta të japin gjithçka që kanë në fushë.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se sido që të dal rezultati në fund, uron që lojtarët të dhurojnë një shfaqje të denjë për respekt dhe mirënjohje.

Edhe pak më shumë se 90 minuta nga nisja e ndeshjes së parë të Shqipërisë në finalet e një kompeticioni ndërkombëtar futbollistik…

Le të urojmë që Kuqezinjtë të japin në fushë gjithçka kanë dhe sido të dalë rezultati në fund, të na dhurojnë një shfaqje të denjë për mirënjohje e respekt.

auto_13403257_10153764900121523_3550390858292678340_o1465646493

Temat
RajonSport

Të afërta