Mustafa për Specialen: Ne i kemi përmbushur detyrimet, mbeten ato të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se të gjitha kushtet dhe detyrimet e Kosovës në lidhje me Gjykatën Speciale janë kryer.

Ai në një intervistë për DW ka thënë se e gjitha çka ka mbetur në këtë proces është të përmbushen detyrimet e BE-së dhe aktivizimi i saj varet nga BE.

“Unë mendoj se ajo çështje do të realizohet dhe ne i kemi përmbushur të gjitha detyrimet sa i përket Gjykatës Speciale, mbetet vetëm edhe të përmbushen ato të Bashkimit Evropian dhe të aktivizohet kur institucione të BE-së ta konsiderojnë se janë plotësuar të gjitha kushtet”, ka thënë Mustafa, duke shtuar se kjo nuk lidhet me vazhdimin e mandatit të EULEX-it.

Temat
Përgjithshme

Të afërta