Merkel nesër në Kinë, do të shkojë të ‘ankohet’

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se gjatë vizitës së saj në Kënë, që fillon nesër, do të shpreh shqetësimet e saj rreth ligjit të ri që ka aprovuar Kina për organizatat joqeveritare si dhe prodhimin e çelikut në shtetin komunist.

AP raporton se kjo do të jetë vizita e nëntë e kancelares gjermane në Pekin, transmeton KosovaPress.

Në një videomesazh të rregullt, të publikuar sot, Merkel ka thëën se do të ftojë grupacionet politike dhe grupacionet tjera që të mos ndikohen keq nga këto ligje të reja.

Ky legjislacion që do të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm vë kontroll mbi organizatat joqeveritare dhe nën vëzhgimin direkt të Policisë, duke kërkuar nga ta që të deklarojnë se prej nga vjen buxheti i tyre dhe ku e shpenzojnë.

Temat
BotëLajme

Të afërta