Botë

Këta 11 luanë do të na bëjnë krenarë (Foto)

By Dijart Dyla

June 11, 2016

Janë publikuar formacionet zyrtare të Shqipërisë dhe Zvicrës para duelit që zhvillohet nga ora 15:00.

Gianni De Biasi nuk ka lëvizur nga përbërja e tij tradicionale, teksa vetëm ka zgjidhur dilemën mes Kukelit dhe Kaçes.

Mbrojtja është e përbërë nga tandemi tradicional, Mavraj – Cana, me në krah të paprekshmin Elseid Hysaj dhe të shumë kritikuarin Ansi Agollin në krahun e djathtë.

Xhaka është i paprekshëm në mesfushë bashkë me pitbullin Abrashin, teksa Lenjani e Roshi do të përkrahin qendrën e sulmit.

Formacioni i Luanëve: Berisha, Mavraj, Cana, Agolli, Hysaj, Kukeli, Xhaka, Abrashi, Roshi, Lenjani, Sadiku.

Formacioni i Zvicrës: Sommer, Djorou, Rodriguez, Schar, Lichtsteiner, Xhaka, Xhemaili, Behrami, Shaqiri, Mehmedi, Seferovic.