Goal.com kritikon Lorik Canën: Fajtori i humbjes së Shqipërisë

Një ndër faqet më të mëdha sportive në botë, Goal.com, ka kritikuar ashpër kapitenin shqiptar, Lorik Cana.

Shqipëria pati një paraqitje mbresëlënëse në lojën e saj debutuese në Kampionatin Europian “EURO 2016”, por u la në përtokë nga konkretizimi i dobët para portës dhe nga një akt budallallëku nga mbrojtësi i tyre më përvojë, Lorik Cana, shkruan Goal.

Kjo ditë u mendua të ishte një ditë e madhe për Shqipërinë. Debutimi i tyre në një turne të madh të futbollit u prit me entuziazëm të madh nga tifozët e tyre, të cilët kanë udhëtuar në numër të madh në Lens’ Stade Bollaert-Deleis, por përderisa entuziazmi mezi u shua, shpresat e tyre për të shkuar tutje në këtë kampionat kanë filluar të pakësohen tashmë, pas humbjes 1-0 nga Zvicrës, transmeton Koha.net.

“Ishin dy lojtarët e tyre me më përvojë ata që i lanë në përtokë ekipin atëherë kur kishte rëndësi më se shumti, Lorik Cana, kapiteni i cili është fajtor për humbjen e debutuesve. Mbrojtësi me përvojë ka kaluar një vit të vështirë në Nantes, dhe kalimi i tij në futbollin ndërkombëtar është provuar të jetë i komplikuar”, shkruan Goal.

Ata kritikojnë ndërhyrjen e parë të tij në mesfushë, pasi nuk kishe rrezik serioz, por të mundshëm. Ndërsa kartonin e tij të dytë, Goal e konsideron si logjik.

Temat
BotëRajonSportVend

Të afërta