Vëllau i Muhammad Alis, Rrahman ka befasuar me një deklaratë për vëllaun e tij të ndjerë.
Rrahman ka thënë se legjenda e boksit ka bërë pleqëri të keqe dhe se nuk gëzonte respektin e familjes.
“Më thyente zemrën kur e shikoja se si i kishte ardhur pleqëria. Gruaja e tij, Lonnie dhe familja e tij nuk e respektonin fare, përkundrazi maltretohej.
Muhammad ishte si i burgosur në shtëpinë e tij.
Ai nuk gëzonte respekt prindëror nga të afërmit e tij. Për më keq, ai nuk ushqehej si duhej. Njëherë e takova në Londër ku e pashë në buzët e tij se ishte i dehidruar dhe vetëm psherëtinte.
I vetmi që kishte respekt për të ishte Muhammad junior, por fatkeqsisht ai jetonte diku tjetër” ka thënë Rrahman Ali.
Fjalët kyçe
Mohammad Ali