A agjëron Sabri Fejzullahu, çfarë thotë për Ramazan?

Këngëtari Sabri Fejzullahu ka treguar se e agjëron muajin e shenjtë të Ramazanit.

Ai në një intervistë për Prive ka thënë se gjithmonë ka agjeruar, transmeton lajmi.net.

Sabriu kujton kohën kur ishte fëmijë, atëherë kur është zgjuar në syfyr për të mos e lënë nënën e tij të vetme.

Fejzullahu agjerimin e sheh si obligim, ndërsa kohë më parë e ka bërë këtë për t’i shoqëruar prindërit e tij.

Ju kujtojmë se ai së fundmi e ka publikuar këngën e re e cila titullohet ‘Biri im’ dhe në klip e ka marrë djalin e Ermalit.

Temat
Showbiz

Të afërta