Yjet botërore që i dhanë bekimin Dua Lipës

Dua Lipa ka gati albumin e saj, të cilin pritet ta publikojë në vjeshtë.

“Kam pak nerva në zërin tim, sepse jam gati ta lançoj në vjeshtë albumin tim.

Është 99% i përfunduar, e kam mbajtur shumë afër zemrës por tashmë dua që publiku ta dëgjojë.

Më bën pak nervoze shpërndarja e artit tim nëpër botë, por ky album dua të jetë përfaqësimi perfekt i asaj që kam bërë në gati dy vitet e fundit”, ka thënë Dua, e cila për këtë album ka marrë bekimin e yjeve botërore.

Nelly Furtado, Pink, Kendrick Lamar e shumë yjeve të tjera e kanë pëlqyer albumin e shqiptares, e cila për një kohë të shkurtër arriti të depërtojë në skenën muzikore ndërkombëtare.

Dua megjithëse akoma me pak këngë të publikuara, po vazhdon të jetë e kërkuar në koncerte dhe interesimi i publikut është mjaft i madh.

Temat
Showbiz

Të afërta