Lajme

The Wall Street Journal: BE shtyn vizat për Kosovën, Gjeorgjinë dhe Ukrainën

By FIRST CHANNEL

June 10, 2016

Shpresat e Gjeorgjisë, Ukrainës dhe Kosovës janë zbehur pasi Bashkimi Evropian ka shtyrë afatin për liberalizimin e vizave, kjo erdhi pas shqetësimeve që kanë paraqitur shtetet anëtare më të mëdha të BE.

Gjermani ishte ajo që paraqiti shqetësimet e saj në lidhje më krimin e organizuar nga bandat gjeorgjiane, poashtu edhe Franca ka paraqitur shqetësimet e saj pasi liberalizimi i vizave për këto vende mund të krijojnë dobësi të reja rreth sigurisë, shkruan ‘The Wal Street Journal’.

Zyrtarët dhe diplomatët e BE-së thonë se shtatori duket të jetë data më e hershme që qeveritë e BE-së dhe Parlamenti Europian mund të nënshkruajnë marrëveshjet për këto shtete, transmeton Indeksonline.

Marrëveshja do të japë miliona qytetarëve nga këto vende që mbajnë pasaporta biometrike dhe të kenë qasje pa viza në zonën Shengen- që mbulon shumicën e vendeve të BE-së. Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda janë jashtë Schengenit.

Në muajt e fundit, Komisioni Evropian, ekzekutivi i BE-së, ka rekomanduar statusin pa viza për Gjeorgjinë, Ukrainën , Kosovën dhe Turqinë. Mirëpo kjo e fundit tashmë është vënë me mbrapa pasi nuk i ka plotësuar gjithë kushtet e kërkuara nga BE-ja. Turqia ka synimet e saj liberalizimi i vizave për të to të jetë në tetor.

Diplomatët thonë se ka disa qeveri të BE-së që duan të mbajnë deri ndonjë vendim në Gjeorgji, Ukrainë dhe në Kosovë deri sa të marrin në konsideratë kërkesën pa viza të Turqisë.

Një gjë e tillë ka krijuar shqetësime në Kiev, Tbilisi dhe Prishtinë.

“Brukseli nuk ka shumë arsye që të vonoj liberalizimin”, ka thënë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për ‘The Wall Street Journal’, ai ndër tjerash tha se të mërkurën qeveria e tij do të përfundojë detyrën përfundimtare për viza që është marrëveshje kufitare me Malin e Zi.

Z. Thaçi tha se nuk dëshiron të ndërhyjë në vendimet e qeverive të BE-së, por se ai shpreson ofertën e Kosovës do të fitojë mbështetjen brenda tre deri në gjashtë muaj.