Shqipëri-Zvicër, statistikat e hidhura për kuqezinjtë

Në prag të startit të Kampionatit Europian të gjithë po mendojmë për ndeshjen e parë të Kombëtares e cila do të luajë ditën e nesërme përballë Zvicrës.

Statistikat nuk janë në krahun tonë pasi helvetët gjithmonë kanë ditur të marrin maksimumin në sfidat që kanë zhvilluar ndaj Shqipërisë, shkruan Syri.net.

Dy kombëtaret në të kaluarën janë përballur 6 herë, teksa 5 sfida janë fituar nga helvetët dhe vetëm 1 ka përfunduar në barazim.

Mesditën e të shtunës në stadiumin ‘Bollaert Dellelis’ në Lens, kuqezinjtë e Gianni De Biasit do të bëjnë debutimin e tyre historik në një Kampionat Europian.

5 humbje dhe vetëm 1 barazim, statistikat nuk janë aspak në favor të kuqezinjve por këtë herë situata ndryshon sepse nuk luhet më në një fazë eliminatore por në finalet e një Kampionati Europian.

Temat
SportVend

Të afërta