Shaqiri: Jam i lumtur që Kosova u pranua në UEFA dhe FIFA

Pranimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA ka bërë që Xherdan Shaqirit t’i parashtrohet një pyetje rreth kësaj çështje në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes Shqipëri – Zvicër.

Nesër Shqipëria dhe Zvicra do të përballen në Lens, dhe në konferencën për shtyp janë paraqitur trajneri Petkoviç, kapiteni Lichtenier dhe Shaqiri.

Interesi më i madh i gazetarëve ishte te Xherdan Shaqiri, që është në mesin e futbollistëve që kanë zgjedhur Zvicrën para Shqipërisë.

Në këtë konferencë, Xherdani u pyet nëse kjo ndeshje tani është më shumë serioze pas pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA.

“Jo, së pari unë jam i lumtur që Kosova është pranuar. Për fëmijët, për të gjithë. Por në këtë moment unë nuk mund të them më shumë sepse jam në një turne, dhe vetëm për atë mund të flas”, është përgjigjur Shaqiri.

Temat
Sport

Të afërta