Showbiz

Rrëfehet Miranda Kerr: Si dola nga depresioni pas ndarjes nga Bloom (FOTO)

By Egzona Krasniqi

June 10, 2016

Ish-ëngjëlli i Victoria’s Secret rrefen se terapitë e ndryshme e kanë ndihmuar për të kaluar depresionin e pas ndarjes nga ylli i “Piratit të Karaibeve”.

“Pasi unë dhe Bloom u ndamë, isha shumë e trishtuar. Gati po provoja depresionin. Shpëtimi im ishte terapia e quajtur “Heart Chakra Essence”, ka thënë Kerr gjatë një interviste me Byrdie.

“Është sikur dikush të jep një përqafim të madh dhe ti humbet, qetësohesh”, ka rrefyer supermodelja. Çifti u nda në vitin 2014 dhe ato kanë një djalë së bashku, Flynn.

Kerr ka thënë se ajo tani është më e lumtur se kurrë me partnerin e saj, themeluesin e Snapchat Evan Spiegel. Çifti së fundmi ka vizituar Shtëpinë e Bardhë dhe ishin të ftuar në darkën me Obamën.