Ofendoi opozitën, Byroja vendos sot për përjashtimin e Edi Ramës

Byroja e Kuvendit do të vendosë sot në orën 18:00 nëse Kryeministri Edi Rama do të përjashtohet ose jo për 10 ditë nga Parlamenti.

Kjo është kërkesa e Partisë Demokratike, pas tensioneve të enjtes në Parlament, kur Kryeministri e quajti opozitën “tufë”.

Kjo nxiti reagimin e deputetëve demokratë, të cilët kërkuan që të Byroja të përjashtojë Edi Ramën për 10 ditë nga Kuvendi.

rama-e-blushi-p-euml-rplas-euml-n-fort-n-euml-kuvend_hd

Temat
LajmeRajon

Të afërta