Ky është çifti më i shkurtër në botë dhe janë nga Brazili.
Paulo Gabriel da Silva Barros 30 vjeçar dhe Katyucia Hoshino 26 vjeçare kanë dëshmuar se madhësia trupore nuk ka rëndësi fare kur bëhet fjalë për dashuri, transmeton lajmi.net.
Burri është 89 cm ndërsa gruaja 88 cm, kështu çifti brazilian jeton një jetë pa komplekse dhe me dashuri pa kushte ndaj njëri tjetrit.
Dyshja të cilët shpresojnë të hyjnë edhe në Librin Guinness të Rekordeve Botërore, kanë treguar se janë njohur në rrjetin social MSN-Messenger dhjetë vjet më parë, dhe sot ata jetojnë së bashku.
Temat
Fun