Mysafirët special të Behgjet Pacollit për Iftar! (Foto)

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, z. Behgjet Pacolli përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka bërë të ditur se do të ftoj për iftar mësuesit dhe shokët e shoqet e tij me të cilët ka kryer shkollimin.

“Sot kam vendosur për të ftuar në shtëpinë time për iftar gjithë shokët dhe shoqet, mësuesit e shkollës tetëvjeçare “Liria” të Marecit, të shkollës Normale, Prishtinë dhe gjimnazit “Ivo Lolo Ribar”, po në Prishtinë. E bëra apelin këto ditë, së bashku me disa bashkënxënës të kohës dhe me keqardhje, dikush nuk u përgjigj.”, ka shkruar ai.

Pacolli përveç shkrimit ka bashkangjitur edhe një foto të shkollës fillore për të cilët thotë se i kujton me nostalgji.

Lexojeni të plotë postimin e z. Pacolli.

“Mbrëmje me gjeneratën e shkollave!

Unë gjithmonë kujtoj me nostalgji shokët dhe shoqet e shkollës në Kosovë. Sa dashuri dhe miqësi e vërtetë ka shkuar mes nesh, si duket në këtë foto të shkollës fillore…

Sot kam vendosur për të ftuar në shtëpinë time për iftar gjithë shokët dhe shoqet, mësuesit e shkollës tetëvjeçare “Liria” të Marecit, të shkollës Normale, Prishtinë dhe gjimnazit “Ivo Lolo Ribar”, po në Prishtinë. E bëra apelin këto ditë, së bashku me disa bashkënxënës të kohës dhe me keqardhje, dikush nuk u përgjigj.

Jeta nuk ka qenë njëlloj e mëshirshme me të gjithë. I kam telefonuar vetë disa herë. Edhe sot, ashtu si jam gatuar, po mundohem të saktësoj se kush vjen, në mënyrë që gjithçka të jetë e përgatitur si mos më mirë.

Pas telefonatave përmbyllëse që kam bërë sot, tashmë e di përafërsisht kush do të vijë dhe sa janë.

Kam një pikëpyetje shumë njerëzore, sa kohë që me disa prej tyre nuk jemi takuar më prej kohës së shkollës.

Kush e di si do i dukemi njeri-tjetrit! Një e di, secili do i gëzohet këtij takimi, se nuk është zilja detyruese e shkollës që i ka thirrur, por nostalgjia dhe dashuria e një miku!”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

13427806_10156961879330153_8607595809925471286_n

Temat
LajmeVend

Të afërta