Luzha: Po të ishte serbe Xheneta, ndryshe do të reagonin institucionet

Besa Luzha, koordinatore e programit në fondacionin gjerman Friedrich Ebert, në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se të gjithë qytetarët duhet të bashkohen për ta ndihmuar nënën e Xheneta Gashit, trevjeçares që humbi tragjikisht jetën, kur një objekt i vjetër u rrëzua dhe e zuri përfundi.

Ajo po ashtu ka kërkuar përgjegjësi penale për këtë rast, ndërsa ka theksuar se përkatësia tjetër etnike e Xhenetës do të sillte tjetër reagim institucional.

“T’i shohim njerëzit besimtarë, që thirren në solidaritet – në vend se të shtrohen iftare të ndihmohet kjo familje. Ka ndodhur një krim dhe dikush duhet të jetë përgjegjës për të. Në anën tjetër, shikoni shpenzimet qeveritare, blerje veturash të reja, telefonëve, e të tjera. Po të kishte ndodhur që ky fëmijë do të ishte i minoritetit serb, reagimi do të ishte krejt tjetër. Do të ishte dashur që kryeministri, apo deputetet, që së paku me një deklaratë ta adresonin këtë ngjarje”, ka thënë ajo.

Temat
LajmeVend

Të afërta