Haradinaj Halitit: Deklarohu i sinqertë për demarkacionin

Deputeti i AAK’së Daut Haradinaj i ka kërkuar Xhavit Halitit të PDK’së që të deklarohet me sinqeritet për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi. Thotë se Kosova po humb territor dhe këtë nuk mund ta mohoj Haliti.

‘Librin e Zejnullah Grudës mund ta gjejë edhe vetë”. Kështu Xhavit Haliti u ishte kundërpërgjigjur Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt, kur këta të fundit u dërguan të gjithë deputetëve nga një kopje të librit ‘Kufijtë në dëm të Kosovës” të Zejnullah Grudës.

Kjo nxiti reagimin e Daut Haradinajt, i cili thotë se Haliti duhet të flet sinqerisht për këtë çështje.

Shkrimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

E pash reagimin e pasigurtë të nenkryetarit të Kuvendit Xhavit Haliti, se librin e prof Zejnullah Grudes mundem ta blej edhe vet. Unë e besoj se ai mund ta blej edhe vet, por pyetja është krejt tjetër? A mundet zoti Haliti ta mohoj të vertetën se Kosova po humb teritore? E sa për librin po ia kujtoj nënkryetarit se kufirin ta kanë pru mbi fshat tëndin. Andaj deklarohu i sinqertë për demarkacionin, e mos lyp kime n’vo, se voja kime s’ka./GazetaExpress/

Temat
LajmeVend

Të afërta