Siç njofton CNN-i turk, Erdogani ka dashur që të vendos një copë lecke në arkivolin e boksierit të vdekur, dhe ka kërkuar nga organizatorët që në varrimin e tij të citohen pjesë nga Kurani, por kërkesat e tij janë refuzuar.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan e ka ndërprerë vizitën në SHBA dhe nuk do të jetë i pranishëm në ditën e dytë të ceremonisë lamtumirës për Muhamed Alinë, boksierin legjendar amerikan që ndërroi jetë javën e kaluar.
Kjo është konfirmuar nga kabineti i presidentit turk, transmeton Lajmi.net.
Është pritur që Erdogan, i cili dje ka marrë pjesë në shërbimet fetare për xhenazen, do të jetë në mesin e liderëve botërorë që do të marrin pjesë në varrim në Kentaki, transmeton Reuters.
Nga kabineti i Erdoganit, pa sqarim, është konfirmuar se presidenti turk e ka lënë Amerikën dhe se rreth orës 14 është kthyer në Stamboll.