De Biasi flet për herë të fundit para takimit me Zvicrën

Përveç Lorik Canës, para mediave në Lens foli edhe trajneri Gianni De Biasi.

“Jam shumë krenar që jam në krye të një grupi futbollistësh që na dhanë mundësi të kualifikohemi në EURO 2016″.

“Besuam shumë te kualifikimi. Vitet e fundit Shqipëria ka pasur ngritje të vazhdueshme dhe fakti që e njohim mirë kundërshtarin mund të na ndihmojë nesër.

“Ndaj Zvicrës nuk do të vendoset gjithçka, mirëpo është mirë kur e fillon me “këmbë të mbarë”, u shpreh trajneri i Kombëtares Shqiptare.

Në konferencën për shtyp të mbajtur në Lens një ditë para ndeshjes me Zvicrën ka folur edhe kapiteni Lorik Cana.

“Gjithçka do të koncentrohet tek futbolli. Kemi arritur këtu me zemër dhe me organizim të mirë. Çdo lojtar do të jetë në nivelin e duhur . Në skuadër janë grumbulluar lojtarët më të mirë. Ekipi është përmirësuar në fazën e mbrojtjes dhe organizimit. Këto ishin dy armët tona kryesore drejt kualifikimit në EURO2016. Disa lojtarë të Zvicrës janë shqiptarë dhe ka miqësi mes dy skuadrave, por në fushë jemi kundërshtarë. Taulanti dhe Graniti janë profesionistë dhe luftëtarë. Të dy do të luajnë për të fituar”, tha Cana.

Temat
SportVend

Të afërta