Çka po zihet mes Florit dhe Ledrit?! (FOTO)

Flori Mumajesi dhe Ledri Vula përbëjnë dy prej emrave më të pëlqyer të meshkujve në estradën shqiptare.

Me këngët e tyre të shndërruara në hite e edhe pamjen e jashtme, Flori dhe Ledri qëndrojnë lartë në piedestalin e suksesit.

Por pavarësisht shumë të përbashkëtave, djemtë nuk shquhen për ndonjë afërsi të madhe dhe të rralla janë takimet e fotot me njëri-tjetrin. Përjashtim bën një foto që ka arritur së fundmi në redaksinë e Prive ku kantautori Flori Mumajesi dhe reperi i njohur Ledri Vula shihen së bashku.

Nuk dihen arsyet e takimit megjithatë dihet sigurtë se shumë persona do donin që shkas të jetë ndonjë bashkëpunim i mundshëm mes dyshes.

Tashmë kur duetet për të dytin vit rradhazi janë në trend, një bashkim i tillë forcash pa dyshim se do mirëpritej fuqishëm. Të jetë duke u gatuar një super hit?! Mbetet të dëshmohet nga koha. /Prive/

image

Temat
Showbiz

Të afërta