Bertan Asllani i kthehet muzikës? (Foto)

Qysh në fillim muzika e tij u përqafua nga një numër i konsiderushëm i njerëzve,të cilët më pas edhe u bënë edhe fansa mjaft të flaktë,të këngëtarit Bertan Asllani.
Padyshim që të gjithë i mbajmë në mend hitet e tij si ‘Ilaq nuk gjej’, ‘Kujt i thua Xhan’, ‘Fykara pa dashuri’ si dhe këngën ‘Akoma të du’,këngë kjo që bëri të famshëm në gjithë trojet shqipfolëse.

Ai gjithashtu përveq karrierës vendore,interesim pati edhe për tregun muzikorë turk,ku në vitin 2012 e publikoi këngën ‘Belki De’,e përkthyer në shqip që do të thotë ‘Ndoshta’.

Tregu turk si synim nga këngëtari nuk mbeti vetëm në anën muzikore,ai filloi të ishte prezent edhe ne fushën e aktrimit duke marrë pjesë në disa role në seriale turke.Ku seriali i fundit i cili mori pjesë ishte ‘Göç Zamani’,që në shqip do të thotë ‘Koha e mërgimit’.

Mirëpo,pavarësisht kësaj,Bertani nuk e harroi asnjëherë vendlindjen e tij.E kjo vërtetohet më së leti nga një fotografi e postur nga vet ai,ku shihet së bashku me producentin e njohur të muzikës,Darko Dimitrov.

Nuk e dimë se arsryeja e bashkimit të tyre është thjeshtë shoqërore apo nga ky takim do të vie ndonjë projekt i ri i Bertanit,i cili do ta rikëthejë përsëri atë në muzikë,e që padyshim që mugesa e tij gjatë këtyre viteve ka qenë e dukshme.
/Prive/

bertani_1465565586-5697958

Temat
Showbiz

Të afërta