17 vjet nga miratimi i rezolutës 1244

On the day of the official nomination of the new Secretary-General to succeed Secretary-General Kofi Annan, outiside the United Nations Headquarters, flags fly in the north end of the building, on a sunny fall day. 9/Oct/2006. UN Photo/Mark Garten. www.unmultimedia.org/photo/

Sekretari i përgjithshëm i NATO-së Havijer Sollana, më 10 qershor 1999 kishte lëshuar urdhrin për ndalimin e bombardimit dhe Këshilli i Sigurisë së OKB-së miratoi Rezolutën 1244, sipas të cilës në Kosovë u dërguan 37.200 ushtarë të KFOR-it nga 36 shtete.

Ky vendim i Sollanës erdhi pas marrëveshjes së Kumanovës, e cila u nënshkrua ndërmjet NATOS dhe RFJ-së më 9 qershor 1999, ndërsa hyri në fuqi më 11 qershor 1999.

Misioni ishte i ndarë në pesë zona të përgjegjësisë, që i përkisnin KFOR-it amerikan, anglez, francez, gjerman dhe italian.

Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë nisi edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili do të administronte vendin për një periudhë të caktuar kohore.

Në të njëjtën kohë, është shpërbërë edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, për t’u shndërruar në Trupat Mbrojtëse të Kosovës.

Rezoluta 1244 ende është në fuqi në disa raste, siç është rasti i funksionimit të UNMIK-ut në Kosovë, përfaqësuesit e të cilëve për çdo tre muaj raportojnë tek Këshilli i Sigurimit për gjendjen në Kosovë.

Temat
LajmeVend

Të afërta