UEFA ka njoftuar se klubet nga Kosova duhet të presin së paku edhe një vit për të luajtur në garat evropiane.
Në njoftimin e shtëpisë më të madhe të futbollit të Evropës, thuhet se klubet nga Kosova nuk kanë plotësuar kriteret e parapara nga UEFA.
Këto kritere kanë të bëjnë më çështjen financiere dhe infrastrukturën.
“Kampioni i Kosovës Feronikeli dhe fituesi i Kupës, Prishtina, nuk i kanë përmbushur kriteret për licencim, dhe nuk kanë të drejtë të jenë pjesëmarrës në garat e UEFA-s për edicionin 2016/2017”, thuhet në njoftim.
Ky lajm është bërë i ditur që sa kohe nga klubet kosovare, por tani vjen konfirmimi edhe nga UEFA.
Fjalët kyçe
UEFA