Themelohet Shoqata e Pedodoncisë dhe Stomatologjisë preventive të Kosovës

Sot u themelua Shoqata e Pedodoncisë dhe Stomatologjisë preventive të Kosovës.

Pjesëmarrës ishin mbi 50 vetë.

Shoqatën e nderoi me pjesëmarrje edhe prof. Adil Raka.

Të pranishmit aprovuan statutin, zgjodhën Këshillin Drejtues, Komisionin mbikqyrës, disciplinor dhe etik.

Në emër të themeluesve foli Prof. Agim Begzati i cili i falënderoj për pjesëmarrje të gjithë të pranishmit.

“Besoj që në të ardhmen do ta dëshmojmë arsyen e themelimit të Shoqatës së Pedodoncisë dhe Stomatologjisë preventive të Kosovës. Ka punë për të gjithë ne”, tha ai ndër të tjera.

agim begzati

Temat
LajmeShëndetVend

Të afërta