Thaçi: Pas disa dite formohet grupi punues për Asociacion, nuk do të ketë përfaqësues nga Serbia

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për ‘Tanjug’ ka thënë se autoritetet e Kosovës në ditët e ardhshme do të formojnë një grup punues që do të punojë për ngritjen e Asociacionit të komunave serbe.

Thaçi ka thënë poashtu se në këtë grup punues nuk do të ketë përfaqësues nga Serbia, transmeton Indeksonline.

“Respektoj interesin legjitim të Serbisë për njerëzit e saj që jetojnë në territorin e Kosovës, por Kosova është shtet i pavarur”, ka thënë Thaçi.

Thaçi po ashtu ka përsëritur qëndrimin e Prishtinës së Asociacioni i Komunave me shumicë serbë në Kosovës nuk do të ketë fuqi ekzekutive dhe do të jetë në bazë të marrëveshjes së Brukselit, ligjet e Kosovës dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Temat
LajmeVend

Të afërta