Studimi: Ushtrimet lehtësojnë dhimbjet e shpinës!

Studimet e realizuara nga Universiteti i Sidnejit kanë zbuluar se shumica e njerëzve me dhimbje shpine i janë qasur këtij problemi shëndetësor gabimisht, duke u pasivizuar dhe pushuar, ndërsa i kanë lënë pas dore ushtrimet. Studimi i fundit ka konfirmuar sesa më shumë stërvitje të kryeni, po aq edhe reduktoni në mënyrë të të konsiderueshme dhimbjet e shpinës.

Ky studim ka hedhur poshtë teoritë e rreth 20 % të studimeve të bëra më parë, të cilët gabimisht kanë vlerësuar trajtimet e dhimbjeve, posaçërisht në pjesën e poshtme të shpinës. Bazuar në të dhënat e mbledhura nga rreth 30 mijë pjesëmarrës në studim, është zbuluar se ushtrimet e shpinës të kryera sipas rregullave, ulin dhimbjet si dhe rrezikun e dhimbjeve të shpinës në të ardhmen. Gjithashtu, rezulton se dhimbja në pjesën e poshtme të shpinës është reduktuar për 35 % tek pacientët të cilët ishin ushtruar më shumë se një vit.

Pas këtij eksperimenti, dhimbjet e shpinës janë reduktuarme 45 % tek ata, të cilët në mënyrë të rregullt praktikonin uljen dhe ngritjen e sendeve të rënda. Ushtrimi më efikas ka rezultuar joga, si tek burrat ashtu edhe për gratë, pasi përfshin forcimin dhe zgjatjen e muskujve në mënyrë të njëtrajtshme.

Nga ana tjetër, studimi nuk ka mundur të zbulojë rolin e shtrojave për këpucë apo rripit për kurrizin, i cili thuhet se zvogëlon dhimbjet e shpinës. “Sa më shumë që përdorni dhe ushtroni shpinën, aq më të mëdha janë gjasat për të mbajtur të fortë, të shëndetshme dhe në formë”, tha fiziotarapeuti dhe studiuesi në Universitetin e Sidnejit, Chris Maher./Indeksonline/

Temat
Shëndet

Të afërta