Specialja vazhdon hetimet për Gruevskin, Mijallkovin, Jankulloskën dhe të tjerë

Prokuroria Speciale Publike e Maqedonisë njoftoi se ka ndërmarrë një varg masash me të cilat, siç njoftohet, do të vazhdojnë të gjitha procedurat për lëndët që kanë të bëjnë me “bombat”. Vendimi rezultoi pas konsultimeve dyditore pasi presidenti Gjorge Ivanov tërhoqi të gjitha faljet. Konkretisht, për lëndën gjyqësore “Puçi” nga kabineti i Katica Janevës kanë kërkuar që procedurat gjyqësore të vazhdojnë.
“Nga ana jonë deri te Gjykata e Apelit Shkup është dorëzuar një propozim me shkrim për pezullimin e vendimit të gjykatës themelore Shkupi 1-Shkup dhe të vazhdojë procedura penale për lëndën që në opinion njihet si “Puçi”, thanë nga Prokuroria Speciale Publike.

Për të gjitha lëndët që ende nuk kanë arritur në gjykim, por për të cilat Katica Janeva ka nisur hetime, deri te Gjykata Themelore Shkupi 1 janë parashtruar më shumë kërkesa për paraburgim ose masa tjera të sigurisë.

Lidhur me rastin për arrestimin e Lube Boshkovskit, janë kërkuar masa të kujdesit për 6 persona.

Temat
LajmeRajon

Të afërta