Ekziston një recetë natyrale e cila është një mënyrë e mirë për të eleminuar problemet që mund të kemi me frymëmarrjen.
Për të përgatitur një recetë të tillë mjafto që të keni 20-25 sytha të rinj, që dalin në pishë gjatë pranverës, në majë të degëve, 1 limon i grirë imët, si dhe gjysmë kilogrami mjaltë.
Përbërësit i rendisim në kavanoz, duke filluar nga sythat e pishës, limonin dhe mjaltin, derisa të mbushet kavanozi. E mbyllim kavanozin mirë dhe e lëmë në një vend të ekspozuar ndaj dritës, të qëndrojë 40 ditë.
Herë pas here e rrotullojmë kavanozin, në mënyrë që përbërësit të përzihen mirë. Pas 40 ditësh e kullojmë pjesën e lëngshme, hedhim mbetjet e pishës dhe limonit dhe mjaltin e përfituar e ruajmë në frigorifer. Përdoret sa herë të ndieni shqetësime me frymëmarrjen, kollën, zërin. Rekomandohet një lugë çaji 2 herë në ditë./Indeksonline/