Dikush pyeti në rrjete sociale se si do të dukej bota pa myslimanët, dhe përgjigja që e mori u bë shpejtë hit në mediat e huaja.
Me sulmet terroriste dhe të bëmat e ISIS-it – që çdo herë lidhen me Islamin, një rritje e Islamofobisë është duke u parë nëpër Evropë.
Sipas një studimi, shumë evropianë e shohin Islamin si një kërcënim për demokracinë perëndimore.
Kjo për shkak se evropianët dallojnë shumë nga njerëzit e Lindjes, si në mënyrë kulturore ashtu edhe atë shoqërore, transmeton Gazeta Express.
Por, a janë myslimanët me të vërtetë shumë më ndryshe sesa perëndimorët? Një përdorues në Tumblr publikoi një pyetje të thjeshtë me një fotografi:
“Imagjinojeni një botë pa myslimanët”.
Por ajo çfarë erdhi pas kësaj fotoje ishte një përgjigje me një listë gjërash të shpikura ose të zhvilluara së pari nga myslimanët dhe bota Islame:
Kafeja
Kamerat (kamera e parë optike, Ibn al-Haytham)
Fizika eksperimentale
Shahu
Sapuni
Parfumi
Ujitja
Motori me djegie të brendshme, pistonët, valvolat
Dryni me kombinim
Risitë arkitekturale (ndërtesa më të forta, dritaret, ndërtesat në formë kubi, kullat e rrumbullakëta, etj.)
Instrumentet kirurgjike
Anestezioni
Helikopteri
Stilografi
Sistemi i numrave
Algjebra/Trigonometria
Kriptologjia moderne
Qilimat
Gotat e kristalta
Çeqet
Institucioni arsimor, si Universiteti
Optikët
Shënimet muzikore
Furça e dhëmbëve
Spitalet
Larja
Pijet e lehta
Buzëkuqi dhe llajneri i syve
Operacionet plastike
Kaligrafia
Prodhimi i letrës dhe rrobave
Parashuta
Bota sigurisht do të dukej më ndryshe pa këto gjëra. /Gazeta Express/