Robert Berisha: Për momentin më mban Nora

Pjesë e panelit të të ftuarve në Top Show ka qenë edhe Robert Berisha.

Ai ka prezantuar këngën e tij më të re “MIA” dhe madje ka thënë se do të futet në tregun muzikor duke lançuar nga një këngë çdo muaj, shkruan Blitz.al.

Për këngën e tij ka patur shumë polemika dhe komente nga fansat dhe publiku, por për Robertin ka rëndësi vetëm mendimi i Era Istrefi, e cila i ka thënë: “Mos u mërzit vëlla nga komentet që do të vijnë edhe mua më kanë sharë”.

Roberti ka treguar dhe për jetën e tij familjare duke e quajtur familjen e tij: “Familja Kardashian e Kosovës”. Madje ka pranuar publikisht që në marrfdhënien e tij me Norën nuk ka asnjë problem dhe ka mohuar për vajzën jashtë martese duke ironizuar: “Kam dhe një djalë 47 vjeç në Suedi.”

Por një tjetër aludim ka qenë edhe tradhtia me një modele, pasi kanë dalë fjalë se ai ka fjetur me të, por Roberti përsëri “godet” me një batutë, duke thënë se ai nuk fle natën pasi punon.

Ai ka treguar se për momentin nuk ka një punë dhe pjesën më të madhe të ditës kujdeset për vajzën Renee, pasi Nora është shumë e ngarkuar me koncerte. Ai madje ka pranuar që Nora paguhet më shumë. I “ngacmuar” nga Elona Duro në qoftë se Robertin e mban gruaja, ai ka thënë: “Momentalisht, po!”

Temat
Showbiz

Të afërta