“Revolucioni i Larmë” sot në gjashtë qytete të Maqedonisë

Përkrahësit e Revolucionit të Larmë” sot do të protestojnë në gjashtë qytete të Maqedonisë.
Në orën 19:00 do të nisin protestat në Strumicë, Kumanovë, Gostivar, Resnje dhe Sveti-Nikole, ndërsa në Manastir në orën 18:30.

Në protestën e fundit në Shkup “Revolucioni i Larmë” dha afat që deri me datë 18 të këtij muaji të plotësohen kërkesat e tyre parësore: Gjykata Kushtetuese të prononcohet për kushtetutshmërinë e Prokurorisë Speciale Publike, si dhe të ndërpritet ndjekja dhe të hiqen dënimet për pjesëmarrësit në demonstrata.

Pas tri ditëve pushim, nesër do të protestohet edhe në Shkup. Protesta është thirrur për në orën 18:30 para selisë së PSP-së.

Temat
LajmeRajon

Të afërta