Pasurohet Thaçi për 16 mijë euro

Krahasuar me deklarimin më 2015, pasuria e Presidentit Hashim Thaçi është shtuar për mbi 16 mijë euro.
Bazuar në deklarimin e pasurisë që e ka bërë në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK) në fund të muajit mars, presidentit Hashim Thaçi pasuria i është shtuar për mbi 16 mijë euro krahasuar me atë të deklaruar vitin e kaluar.

Kështu, vlera e përgjithshme e pasurisë së presidentit Thaçi sipas formularit të plotësuar më 31 mars është 764,738 euro. Ndërsa, sipas deklarimit të pasurisë të bërë në tetor të 2015-ës, Thaçi kishte pasuri në vlerë 748,046 euro, ose 16,692 euro më pak.

Sipas formularit të deklarimit të pasurisë në AKK, pasuria e tërësishme e paluajtshme e Presidentit kap vlerën 697 mijë euro, vlerë e njëjtë me deklarimin e vitit 2015.

Ndërsa, për pasuri të luajtshme, Hashim Thaçi ka deklaruar se posedon veturë në vlerë 9 mijë euro, veturë e njëjtë sipas përshkrimit e një viti më parë, por në vlerë për 1 mijë euro më pak.

Temat
LajmeVend

Të afërta