Fun

Partnerët i tradhëtojnë këto femra

By Dijart Dyla

June 09, 2016

Një studim amerikan ka vëzhguar lidhjet në të cilat njëri partner krijon të ardhura më shumë se tjetri. Qëllimi ishte të zbulohet a e shton “dallimi” në të ardhura probalitetin që njëri partneri të tradhtojë tjetrin.

Është e njohur që varësia financiarisht nga dikush me siguri mund të ndikojë në ndjenjën e dominimit dhe barazisë në lidhje dhe ai person i cili është i varur financiarisht nga partneri e kompenson këtë në mënyra të pashembullta.

Nga ky mendim udhëhiqej ekipi hulumtues i cili ka zbuluar që kur femra fiton dukshëm më shumë sesa partneri, shanset janë më të mëdha që ai ta tradhtojë.

Hulumtimi i Universitetit në Connecticut ka zbuluar që meshkujt e moshës midis 18 dhe 33 vjeç të cilët fitojnë 70 për qind të të ardhurave shtëpiake rrallë tradhtojnë partneret, ndërsa meshkujt të cilët fitojnë dukshëm më pak se partneret e veta të parët do të bëjnë tradhtinë.

Personat të cilët varen financiarisht nga partneri tradhtinë ndonjëherë e përjetojnë si përpjekje që të kthejnë drejtësinë në lidhje.

Meshkujt varësinë e këtillë mund ta përjetojnë posaçërisht kërcënuese.

Mashkulli ekonomikisht të varur tradhtia, në kokën e tij, lejon që të fillojë mendimet me të cilat do të kompensojë varësinë financiare njëkohësisht duke u larguar nga partnerja e cila në shtëpi sjell bukë, konkludon udhëheqësja e hulumtimit, sociologia Christin Munsch.