Maradona fjalë të rënda për Messin

Legjenda e futbollit argjentinas, Diego Armando Maradona, e ka dhënë një deklaratë të pabesueshme për Lionel Messin.

Maradona ka deklaruar që bashkëkombësi i tij, është një lojtar pa personalitet.

“Leo është një person i mirë, por nuk ka personalitet. Atij i mungon karakteri për të qenë lider”, deklaroi Maradona.

Këto akuza të Maradonës vijnë pas paraqitjeve jo të suksesshme të Messit nën fanellën e Argjentinës, me të cilën deri më tani nuk e ka fituar asnjë kompeticion madhor.

Temat
BotëSport

Të afërta