Një ndër mënyrat më të mira për të parandaluar përhapjen e infeksioneve dhe të baktereve është pastrimi i duarve.
Duke mos i pastruar duart rregullisht mund të transmetohen sëmundje të ndryshme. Nëse nuk i keni në dispozicion ujin dhe sapunin, përdorni pecetat dezinfektuese ose të lagëta.
Për të parandaluar sëmundjet e ndryshme pastroni duart sa më shpesh, ndërsa ekspertët theksojnë situatat kur pastrimi i duarve është i obligueshëm:
Sa herë që hyni në shtëpi; Para, gjatë dhe pas përgatitjes së ushqimit; Para ngrënies; Para se të kujdeseni për të sëmurët; Para se të merrni ilaçet; Para kurimit të plagëve të hapura; Pas përdorimi të banjës; Pas ndërrimit të pelenave ose pastrimit të fëmijës, i cili ka përdorur banjën; Pas pastrimit të hundës, kollitjes ose teshtitjes; Pas prekjes së kafshëve; Pas prekjes së ushqimit për kafshë; Pas përdorimit të mbeturinave. bërllokut, kimikateve dhe objekteve të papastra./Indeksonline/