Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

KQZ: Formularët e vetëdeklarimit të Rroshit dhe Bushit do t’i kalojnë prokurorisë për hetim

Komision Qendror i Zgjedhjeve, ashtu siç e parashikon ligji, ka nisur verifikimin e e formularit të vetëdeklarimit të Dekriminalizimit.
Sot, KQZ-ja ka marrë në shqyrtim formularin e vetëdeklarimit të kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi dhe kryebashkiakut të Krujës Artur Bushi.

Prokuroria e Përgjithshme, më parë ka kërkuar materialet shtesë për dy kryebashkiakët, pasi organi i akuzës e shikon të arsyeshme që të hetojë më shumë për të kaluarën e tyre.

Në KQZ, kryetari i Bashkisë së Kavajës përfaqësohej nga avokati i tij Theodhori Sollaku.

Exit mobile version