Një person ka raportuar në polici se në një lokal në Deçan gjatë blerjes së disa artikujve ushqimorë ka vërejtur se një artikull-suxhuk ka rezultuar të jetë i prishur.
Policia njofton se në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë dhe inspektorët komunalë, të cilët kanë konfiskuar 10 kilogramë suxhuk i cili është asgjësuar.
Lidhur me rastin është njoftuar prokuroria.