Art

“German Films” mburret me filmin “Babai” (Video)

By FIRST CHANNEL

June 09, 2016

“German Films” në trailerin e tyre për filmat më të mirë gjermanë, për t’i prezantuar në botë, përveç filmave me Tom Hanks, Emma Watson e shumë yje të tjerë, ka bërë përzgjedhjen edhe të disa skenave të filmit “Babai” të autorit Visar Morina.

Ky film është më regji dhe skenar të Visar Morinës, ndërsa në rolet kryesore luajnë Val Maloku dhe Astrit Kabashi.

Kjo shfaqje në trailerin e “German Films” është vetem një nga shumë sukseset e arritura të filmit “Babai”.

“Babai” ka fituar shumë çmime ndërkombëtare për regji, skenar dhe aktorët më të mirë.