Zemra është një organ shumë delikat i trupit të njeriut shumë njerëz vdesin si pasojë e problemeve të shumta që mund të kenë. Radha për të pritur transplante zemre është shumë e gjatë dhe qindra njerëz vdesin në ditë teksa janë duke pritur, ndërsa tashmë përmes teknologjisë së re duket se ka rikthyer shpresat.
Sten Larkin, 25 vjeç, sapo mori një transplant zemre pasi jetoi për 17 muaj me një zemër artificiale që e mbante gjithë kohën në një çantë shpine. Duket e pabesueshme, por adoleshentit që ka një sëmundje gjenetike të trashëguar, mjekët ia hoqën zemrën nga trupi dhe më pas u bë pacienti i parë që mori “Syncardia Freedom Portable Driver”, një makineri që mbahet në shpinë dhe që zëvendëson punën e zemrës duke qarkulluar gjakun nëpër trup.
Ai e mbajti makinerinë çdo ditë, deri sa mori zemrën për transplant, në Maj të vitit 2016. /albeu/