Michael Carrick ka vazhduar kontratën me Manchester Unitedin edhe për katër vitet e ardhshme.
Mesfushori i ‘Djajve të Kuq’, Michael Carrick, do të vazhdojë ta vesh fanellën e Unitedit edhe nën drejtimin e Jose Mourinhos.
Carrick ka vazhduar kontratën edhe për katër vite me kampionët e FA Cup. Anglezi është shprehur tejet i lumtur për vazhdimin e kontratës që do t’ia mundësojë të punojë me Jose Mourinhon.
“Jam i lumtur për vazhdimin e kontratës. Është një mundësi shumë e mirë që punoj me Jose Mourinhon, i cili ka fituar shumë tituj përgjatë karrierës së tij si trajner|, ka thënë Carrick.