Blero dhe Teuta në Turqi “pranë njëri-tjetrit”? (Foto)

Ata janë ndarë tash e sa kohë, por siç duket ka ende dicka që i tërheq Bleron dhe Teuten.

Rastësi apo e qëllimshme quane si të doni, por të dytë po pushojnë në bregdetin turk në dy hotele fare pranë njëri tjetrit.

Këngëtari ka bërë chekinin dhe në bazë të tij shihet se është në Antalya Belek në hotelin “Calista Luxury Resort”, kurse Teuta siç merr vesh Magazina.al është fare pranë Bleros në hotelin “Regnum Carya”.

Tjera burime të Telegrafit mësojnë se Blero po qëndron në Turqi për xhirimet e klipit bashkë me miqt e tij dhe produksionin që po e realizon klipin dhe jo për pushime.

Rastësi e çuditshme mund të quhet kjo. Blero dhe Teuta kanë së bashku një vajzë, kurse Teuta tash është në pritje të fëmijut të dytë por jo me Bleron. Ajo është martuar me Adonisin.

blero

Temat
Showbiz

Të afërta