Barbie vendos të rikthehet në jetën reale (FOTO)

Jade është një vajzë 20 vjeçare jeton në Bristol të Britanisë së Madhe. Ajo së fundmi ka marrë pjesë në një program televiziv britanik “100% Hotter” për të ndryshuar look-un e saj.

Deri pak kohë më parë, motivi i saj ishte të ngjante si kukulla Barbie me çdo kusht. Ajo kishte ndryshuar gjithçka, gjoksin, përdorte grim të tepërt, zgjatjen e flokëve fallco dhe solar në mënyrë që lëkura e saj të dukej e nxirë. “Barbie është kukulla perfekte dhe kërkoja ti ngjaja me çdo kusht. Kur dikush më thoshte se unë ngjaja si Barbie e merrja për kompliment dhe më gëzonte shumë si fakt.

Kisha filluar madje të ndërroja dhe personalitet. Më vonë fillova të kuptoj që ngjaja qesharake dhe vendosa të ndryshoj”, ka thënë 20 vjeçarja Jade. Së fundmi Jade vendosi t`i besonte një ekipi profesionistësh për t`i rikthyer pamjen origjinale, dhe rezultati ishte i pabesueshëm.

Pasi hoqi makijazhin e tepërt, qerpikët fallco dhe veshjet jonormale, ajo duket një tjetër person. Sot Jade është e lumtur që ngjan me një vajzë “normale” dhe nuk merr komente të tmerrshme kur ecën në rrugë. Më në fund Jade ka bërë nënën e saj të lumtur dhe tashmë mund të gjejë një të dashur që ta pranojë ashtu si është në të vërtetë./GazetaExpress/

3_1465460984-6452927

2_1465460978-4416047
3_1465460984-6452927

Temat
Fun

Të afërta