Presidenti amerikan Barack Obama ka shprehur publikisht këtë të enjte mbështetjen e tij për Hillary Clinton si kandidate e demokratëve për zgjedhjet e ardhme presidenciale.
“Unë nuk mendoj se ka qenë ndonjëherë dikush kaq i kualifikuar për të mbajtur këtë zyrë”, thotë Obama në një video të bërë sot publike, në mbështetje të Hillary Clinton.
Video është publikuar në profilet e rrjeteve sociale të Hillary Clinton, si Facebook, Twitter dhe YouTube.
Deklaratat e Obamës erdhën pas takimit të tij me senatorin Bernie Sanders (kundërshtarin e Hillary Clinton brenda partisë) për më shumë se një orë në Shtëpinë e Bardhë.