10 gjëra që nuk i dini për Hillary Clinton

Hillary Clinton një grua shumë e vendosur në politikë, por e pavendosur në stilin e flokëve.

1 – Mundi John McCain në një garë pijesh

Screenshot_7

Ndodhi në vitin 2004, kur ajo ishte në Senat gjatë një misioni në Estoni. Në restorantin Gloria di Tallinn, senatorja e New York-ut mundi zotërinë nga Arizona, megjithatë ata të dy ishin finalistë pasi mundën pjesën tjetër të komisionit që u dorëzuan pas vodkës së tretë.

2 – U mund nga Donald Trump në disa sondazhe

trump-clinton

Mes shumë anomalive në fushatën elektorale të vitit 2016 është edhe perceptimi publik për dy kandidatët. Republikani Trump dhe Clinton janë konsideruar nga një mazhorancë zgjedhësish si të pandershëm dhe të pabesueshëm. 57% thonë këto gjëra për Trump ndërsa 55% për të

3 – Në kolegj është nominuar si Motra Frigidaire

cb_hillary_clinton_

Nisi në shkollën Wellsley, e gjitha për femra, më pas u diplomua për drejtësi në Yale, ku njohu Bill Clinton. Në Shtëpinë e Bardhë njihej si “Big Girl” (Vajza e madhe), më shumë për rolin prej të madheje se sa për shtatin e saj.

4 – E vendosur në politikë, por jo në modelin e flokëve

Nga viti 1992, ka ndërruar një duzinë modele flokësh. Shpesh nëpër rrjetet sociale është marrë nëpër gojë si Ikona e Flokëve. Një vit i pret shkurt, një vit i lë gjatë, gjithnjë ndryshe.

5 – Krahu i saj i djathtë është myslimane
Screenshot_8 (1)

Për të ajo është shumë më tepër se asistente personale. Huma Abedin më pas u martua me Anthony Ueiner, ish-deputet i cili dha dorëheqjen pasi aksidentalisht hodhi një foto të organit të tij gjenital në Twitter.

6 – Financuesit e saj po i hapin probleme

Politika amerikane është e bërë në atë mënyrë kur marrin pjesë njerëz super të pasur. Gjysma e të gjitha financimeve në këto zgjedhje vijnë vetëm nga 50 persona. Për Hillary janë bankat e mëdha, industritë si dhe yjet e njohur të muzikës e kinemasë

7 – Republikanët kanë kërkuar t’i hapin probleme, por deri tani pa rezultat

Me komisionin e hetimit në Bengazi, me skandalin e emaile-ve të dërguara nga server i Shtëpisë së Bardhë, republikanët kanë kërkuar të prishin imazhin e kandidates demokrate Hillary Clinton. Por më kot, sepse paraqitja përpara komisionit ka qenë një nga momentet e saj më të mira në këtë fushatë

8 – Besimi i të gjitha mediave

Gazetarët që ndjekin fushatën e saj thonë se kanë zero akses tek kandidatja. Clinton në të vërtetë nuk “i dashuron” gazetarët. Njerëz pranë saj thonë se ajo gjithnjë ka vepruar si Motra Frigidaire, pa i sulmuar apo treguar mungesë respekti, por ka vuajtur shumë nga thashethemet e tyre

9 – Komunikimi spontan

Megjithatë po tregohet shumë e zonja në komunikimin spontan përballë kunjave të gazetarëve. Ajo shkoi në emisionin Saturday Night Live, dhe u shfaq tepër në humor me përgjigjet e saj.

10 – Ka një bashkëshort vegjetarian

Screenshot_9 (1)

“Por është një vegjetarian mendje-hapur”, i tha Hilary moderatorit Coldert. Është vegjetarian prej pak kohësh, që kur u operua nga zemra.

Temat
Showbiz

Të afërta