Zyrtare: Sonte transmetohet sezoni i ri i Kafeneja Jonë

Sot, më datë 8 qershor (e mërkurë) nga ora 21:00, ekskluzivisht në platformën http://gjirafa.com do të transmetohet premiera e episodit special të serialit “Kafeneja Jonë”, e cila është më e gjatë se episodet e zakonshme.

Lajmin për Telegrafi.com e kanë konfirmuar Drejtori Ekzekutiv i Gjirafa Inc., Mërgim Cahani dhe producenti i këtij seriali, Shkumbin Istrefi.

Episodet e reja janë rezultat i bashkëpunimit të dy kompanive Gjirafa Inc. dhe CMB. Transmetimi i 11 episodeve të tjera do të fillojë nga muaji shtator.

Serialin mund ta ndiqni këtu www.gjirafa.com/kafenejajone si platforma e vetme zyrtare e autorizuar për transmetim.

Gjirafa Inc. është kompania më e avancuar e teknologjisë informative, që përmes makinës kërkimore, platformës së reklamimit online Gjirafa AdNetwork dhe produkteve tjera ka për qellim ndërtimin e ekonomisë të bazuar në internet.

CMB është kompani produksioni, si dhe krijues i “Kafeneja Jone” dhe disa serialeve dhe filmave të ndryshëm.

Temat
Showbiz

Të afërta