Vret gruan sepse ajo harroi t’ia mbushte telefonin (Foto)

Samir Gabibov, një burr 34 vjeçar nga Shën Petersburgu i Rusisë, vrau nusen e tij vetëm një javë pas martesës, pasi humbi nervat, ngase ajo kishte harruar t’i fuste telefonin në rrymë për ta mbushur baterinë.

Samir Gabibov, një burr 34 vjeçar nga Shën Petersburgu i Rusisë, vrau nusen e tij vetëm një javë pas martesës, pasi humbi nervat, ngase ajo kishte harruar t’i fuste telefonin në rrymë për ta mbushur baterinë.

Samir i ka thënë policisë se vrasja kishte ndodhur aksidentalisht.

Ai kishte pohuar se gjatë zënkës me gruan në shtëpinë e tyre e kishte goditur aksidentalisht atë në kokë, goditje e cila edhe kishte qenë fatale, transmeton lajmi.net.

Alexander Nesvit, zëvendës-shefi i hetimeve, u ka thënë mediave, se grindja kishte filluar pasi zonja Velieva kishte harruar ta vendoste në rrymë telefonin e Gabibovit.

Ai kishte humbur durimin, pasi ajo harroi të përmbush premtimin për vendosje të telefonit në rrymë, tha prokurori pas intervistimit të Gabibov.

Ai gjithashtu zbuloi se Gabibov i ka thënë policisë se ai e mbështolli trupin e gruas së tij në qese plastike.

Ai e ftoi vëllanë e tij për ta ndihmuar që të bartnin një çantë, por pa i treguar atij se çfarë kishte brenda, duke pretenduar se gruaja e tij ishte lart duke fjetur.

Gabibov tha policisë se ai dhe vëllai i tij çantën e dërguan në fshat.

Ai më vonë u kthye i vetëm, e vendosi trupin në biçikletën e tij dhe e dërgoi në pyll ku edhe e varrosi atë.

Pas zbulimit të rastit, Gabibov bashkë me policinë mezi e kishin gjetur trupin pasi ai nuk e mbante mend saksisht se ku e kishte varrosur atë.

Por në fund ai e gjeti vendin dhe trupi i saj është dërguar për autopsi.

Policia tha se ekzaminimi mjeko-ligjor mund të marrë disa kohë pasi trupi ishte varrosur më shumë se para një muaji.

Gabibov pritet të dënohet me rreth 15 vjet burg nëse shpallet fajtor./GazetaExpress/

Temat
Fun

Të afërta