Botë

Umtiti i kënaqur me interesimin e Barcelona-s

By Dijart Dyla

June 08, 2016

Mbrojtësi i Lyon, Samuel Umtiti është i kënaqur me faktin që Barcelona është e interesuar për të. Tashmë thuhet se klubi katalunas ka bërë ofertë për lojtarin, i cili thotë se aktualisht është i fokusuar në Euro 2016. ‘Barcelona është një klub ku shumë lojtarë duan të luajnë, por unë kam kontratë me Lyon-n dhe jam i fokusuar me Francën”, tha Umtiti.