Shëndet

Si të përgatisni një pitalkë perfekte për Ramazan

By FIRST CHANNEL

June 08, 2016

Pitalka Ramazani

Përbërësit:

• 1. kg miell, • 0.5 L ujë, • 1 gotë qumësht, • 1 lugë gjelle tharm buke, • 1 lugë gjelle kripë.

1. Në një gotë me qumësht hedhim një lugë tharm buke, pak kripë, pak sheqer dhe e lëmë ashtu afër 15 min që të vije.

2. Tharmin e ardhur e përzijmë me miell, ujë dhe kripë gjerë sa të fitojmë brum homogjen të cilin e lëmë të mbuluar me picetë kuzhine 90-120min.

3. Brumin e ardhur e ngjeshim me miell dhe e ndajmë në 3 -4 kuleqë të cilët i shtrijmë në picetë të përmillur kuzhine dhe i lëmë ashtu 20 min.

4. Kulaqin e ardhur nga piceta e hedhim në tepsi të nxehtë, e shpojmë në disa vende dhe e fusim në furrë shumë të nxehur.

5. Sipas dëshirës pitalkës i shtojmë suxhuk, gjizë me kopër apo farra qaragati. Pitalkat pjekën për 15- 20 min.

6. Pitalkat e ramazanit janë gatime që kryesisht përgatiten për muajin e agjërimit, janë shumë të preferuara dhe përgatiten në disa mënyra.

Kemi pitalka me qaragat, me suxhuk, me gjizë dhe kopër.