Rruga Ferizaj – Gjilan do të quhet Joe Biden

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e rregullt të mbajtur sot, ka vendosur që rruga Ferizaj – Gjilan, gjegjësisht rruga afër kampit “Bondsteel”, të emërtohet me emrin e zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden, Beau Biden.
Këtë e ka bërë të ditur vetë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili theksoi se deri te ky vendim është ardhur për shkak të kontributit që Beau ka dhënë për Kosovën dhe vendet tjera.

“Në Qeveri vendosëm që rruga Ferizaj-Gjilan afër fshatit Sojevë dhe bazës kryesore Amerikane në Kosovë, Bondsteel, të emërtohet Beau Biden. Beau ka kontribuar në paqen, sigurinë dhe drejtësinë në Kosovë dhe në misione paqeje dhe demokracie edhe në vende tjera. Babai i Beau, Zëvendës Presidenti Amerikan, Joe Biden, do të jetë krenar me veprën e tij edhe pse iku në moshë të re. Jemi krenar me miqësinë permanente të Kosovës me SHBA”, u shpreh Mustafa përmes një postimi në Facebook.

Temat
LajmeVend

Të afërta